Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovë4o mije ne HUNGARI,30 MIJE NE AUSTRI

4o mije ne HUNGARI,30 MIJE NE AUSTRI

Policia serbe ka arrestuar 2311 kosovar qe kane tentuar te kalojne ne menyre ilegare kufirin Serbi-Hungari

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se, gjatë një muaji e gjysmë, policia serbe ka arrestuar 2.311 persona të cilët kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin Serbi-Hungari.

Masat e ndërmarra nga policia kanë rezultuar me zvogëlimin e numrit të tentimeve të klandestinëve kosovarë për të kaluar ilegalisht kufirin me Hungarinë, ka thënë Stefanoviq për televizionin publik serb.

Ai gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me 20 policët gjermanë të cilët prej para dy ditësh, me automjete speciale dhe kamera termovizive, u erdhën për ndihmë kolegëve serbë, transmeton KosovaPress.

Ministri serb ka thënë se vazhdimisht është në lidhje me kolegët e tij nga Gjermania, Austria dhe Hungaria, prej se në shkurt të këtij viti në mënyrë drastike u rrit numri i emigrantëve ilegalë.

Sipas informatave të Stefanoviqit, në kampet e Hungarisë gjenden mbi 40 mijë njerëz, ndërsa në Austri 30.000.

Këta njerëz rrezikojnë të marrin padi penale dhe kundërvajtëse, ndërkohë që vetëm 0,5 deri 1 për qind të kërkesave të kosovarëve për azil ka gjasa që të pranohen, ka thënë ministri i policisë serbe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments