Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZyrtare: Rasti “Monstra” kthehet në rigjykim

Zyrtare: Rasti “Monstra” kthehet në rigjykim

Gjykata Supreme ka marrë vendimin që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet për rigjykim në Gjykatën Themelore. Lajmi është konfirmuar nga avokati i të akuzuarve Naser Raufi ka thene ai per Tv Shenja.
Kërkesën për rikthimin e lëndës e ka bërë Prokurorja Liljana Spasovska më 3 tetor, duke kritikuar ashpër vendimin e shkallës së parë dhe të dytë për këtë rast dhe duke siguruar se ka patur shumë hapësirë për korrigjim të vendimit. Afati deri kur duhej të merr vendim Gjykata Supreme ka qenë më 3 dhjetor.
Për vrasjen tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva, si dhe për dënimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments