Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZyrihu me projekt kundër varfërisë, 2.200 Euro në muaj çdo qytetari

Zyrihu me projekt kundër varfërisë, 2.200 Euro në muaj çdo qytetari

Në Zvicër ka nisur të eksperimentohet projekti për “të ardhurat bazë të pakushtëzuara”. Një nismë që synon t’u sigurojë të gjithë qytetarëve, të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar.

Projekti nisi testimin në qytetin e Zyrihut, me vendim të këshillit komunal, pavarësisht se zvicerianët e refuzuan këtë nismë në referendumin e vitit të kaluar. Sipas projektit çdo qytetari i garantohen minimalisht 2200 Euro në muaj.

Minorenëve rreth 550. Bëhet fjalë për shuma që i mbajnë banorët e Zyrihut mbi kufirin e varfërisë, bazuar gjithmonë tek standardi zvicerian. Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes së parave janë ende të paqarta për publikun. Por projekti shihet me tepër skepticizëm, pasi mund të nxisë rastet e braktisjes së punës. Megjithatë ky sistem social është në faza eksperimentale edhe në Finlandë e Kaliforni. Plani është pjesë e projekteve të Kombeve të Bashkuara kundër varfërisë. Shumë organizata ndërkombëtare kanë në plan ta shtrinë në të gjithë globin në një periudhë afatgjatë, për të luftuar varfërinë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments