Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaZvicra me vendim/ Në 10 metra katrorë të shitores lejohet vetëm një...

Zvicra me vendim/ Në 10 metra katrorë të shitores lejohet vetëm një blerës

Për të kontrolluar numrin e klientëve në dyqane, punonjësit qëndrojnë para hyrjeve në disa vende, numërojnë klientët dhe ua lejojnë hyrjen ose ua ndalojnë atë, kur të arrihet kufiri i sipërm.

Ndërmarrjet zvicerane të shitjes me pakicë kabë vënë në fuqi vendimin për kufizimin e numrit të klientëve në shitoret e tyre, shkruan srf.ch.

Nga tash  e tutje vetëm një klient do të lejohet të bëjë blerje për dhjetë metra katrorë hapësirë ​​të shitores me pakicë, transmeton albinfo.ch. Kështu, për të kontrolluar numrin e klientëve në dyqane, punonjësit qëndrojnë para hyrjeve në disa vende, numërojnë klientët dhe ua lejojnë hyrjen ose ua ndalojnë atë, kur të arrihet kufiri i sipërm.

Për më tepër, ndërmarrjet e shitjes me pakicë theksojnë edhe një herë në komunikimatën e sotme se “Furnizimi i mallrave është absolutisht i garantuar. Blerjet me shumicë janë të panevojshme, përcjell albinfo.ch. Ndërmarrjet e tregtisë me pakicë u bëjnë thirrje klientëve të tyre që të tregojnë solidaritet dhe të bëjnë blerje të arsyeshme”.

Krahas kufizimit të numrit të blerësve, në këto masa bën pjesë edhe vëna në dispozicion e mjeteve dezinfektuese për ta, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, në tabela të caktuara është shkruar se duhet mbajtur një distancë prej së paku 2 metrash me arkat ku bëhet pagesa.

Dorezat e shportave dhe karrocave për blerje ashtu si dhe ekranet (touchscreen) që shërbejnë për pagesë, deinfektohen në baza ditore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments