Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaZvicra e ka të siguruar energjinë elektrike deri në vitin 2035

Zvicra e ka të siguruar energjinë elektrike deri në vitin 2035

Studimi tërheq vërejtjen se kjo do të bëhet e mundur pasi që Zvicra të jetë e përfshirë në gjithë tregun evropian të energjisë elektrike

Furnizimi me energji elektrike në Zvicër konsiderohet si i siguruar deri në vitin 2035. Ky koinstatim del nga një studim që e ka realizuar Zyra Federale për Energji (BFE), shkruan srf.ch. Por, studimi tërheq vërejtjen se kjo do të bëhet e mundur pasi që Zvicra të jetë e përfshirë në gjithë tregun evropian të energjisë elektrike.

Sipas studimit të përmendur, Zvicra zotëron kapacitete të mjaftueshme rezervash në sistemin e energjisë elektrike, transmeton albinfo.ch. Vetëm në një skenar ekstrem, në Zvicër dhe në vendet e saj fqinje nga viti 2025 mund të lindin probleme me furnizmin me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit.

Kjo dhe është arsyeja për të cilën janë kaq të rëndësishme projektet për ndërtimin e rrjeteve përkatëse në Zvicër dhe në vendet fqinje. Duke filluar nga viti 2030 mënyra e kompensimit të ndërsjellë do të bëhet më e vështirë, në rast seprodhimi i rrymës elektrike në Zvicër do të pësojë edhe një reduktim shtesë (për shkak të mbylljes së parashikuar të centraleve atomike për prodhimin e energjisë).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments