Profesori i mirënjohur i muzikës Zulqifli Ziba-Zuli,reagon ashpër ndaj mbrëmjes të organizuar për “Struga për Struganët”,ku ai i shprehet se organizatorët kanë përfituar materialisht nga struganët dhe nuk kanë kontribuar për Strugën,shkruan Struga Ekspres.
Ja çfarë shkruan profesori Zulqifli Ziba:
“Me vet fjalën organizimi muzikor “Struga per Struganët”- është për mua ato te cilët po fitojne nga Struganët( materialisht) jo se kanë bërë diçka për aktivitetin e Strugës ,ndonje akademi apo koncert ose diçka te tillë siç bëheshin nga 1990 e deri më 2005.
Pra nga viti 2005 e kendej nuk ka pasur ndonjë aktivitet në Strugë (tek tuk)
Prandaj mos na shitni mend per Strugën ju organizatorët e Strugës, mirëpo kur shikoj se kush eshte thirrë në atë mbrëmje per mirënjohje dhe cilët marrin mirënjohjet, mirë e keni bërë që s’më keni thirrë, sepse atëherë do të më kishit korruptuar për ato mirënjohjet tuaja që keni ndarë ndërmjet vedi, sepse per mua e di krejtë Struga dhe me gjerë se çfarë kam dhënë për Strugën dhe Struganët në karrieren time profesionale.”,përfundon Ziba.
Profesori Zulqifli Ziba-Zuli ndër vite ka kontribuar në fushën e muzikës në Strugë, pra nga viti 1990 deri më sot!
Ka qenë pjesëmarrës i shumë ngarjeve artistike muzikore në Strugë,ku edhe ka treguar sukses ndër vite.
(Struga Ekspres)