Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Ziadin Sela nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Zoran Zaev: Ziadin Sela nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se nuk arritur marrëveshje me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe se sigurisht siç tha nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, pasi që propozimet për ministra janë dërguar në Kuvend, .

Ai këtë e ka theksuar në intervistën me gazetarin Borjan Jovanovski në TV Telma, duke folur lidhur me koalicionin qeverisës, transmeton INA.

Zaev shtoi se pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të gjejë gjuhën e përbashkët me kreun e ASH-së për ministrinë e shëndetësisë dhe këmbimin e saj me postin e zv/kryeministrit për reforma.

I pyetur se a i vjen keq që po e largon një partner që ishte krahë për krahë natën e 27 prillit, ai tha se ndjen keqardhje, por s’ka mundur të gjejë marrëveshjen dhe se për këtë ka pritur gjatë.

Kryeministri Zaev theksoi se ministri i shëndetësisë do të jetë Venko Filipçe, këshilltari i tij i deritanishëm për shëndetësi, si një ekspert por edhe specialist i njohur. Ai tha se ministrinë e shëndetësisë e kishte dhënë për shkak të Arben Taravarit si një specialist i mirënjohur në fushën e shëndetësisë.

Ai konfirmoi se propozimet për ministra i ka dërguar në Kuvend dhe se pritet miratimi i tyre. Ndërsa tha se nuk di se si do të zhvillohet puna me zv/ministrat e ASH-së dhe funksionarët e tjerë, duke nënkuptuar se pret vendimin e kësaj partie.

https://www.facebook.com/TVTelma/videos/vb.111709452178989/2003310096352239/?type=2&theater

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments