Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Përgjegjësi dhe aksion i përbashkët, vetëm të bashkuar do ta...

Zoran Zaev: Përgjegjësi dhe aksion i përbashkët, vetëm të bashkuar do ta mundim virusin

Jetojmë në kohë të vështirë kur të gjithë së bashku ndajmë brengë të njejtë dhe jemi vënë para sfidës bashkarisht ta luftojmë.

Prandaj, edhe njëherë Ju bëj thirrje të gjithë Juve për përgjegjësi, për aksion të përbashkët dhe solidaritet. Vetëm së bashku, të bashkuar mund të luftojmë kundër koronavirusit.

Ejani së bashku t’i ndihmojmë institucionet, shëndetësinë publike, përmes shembullit tonë personal, përmes përgjegjësisë personale. Të qëndrojmë në shtëpi, të mos kemi tubime, të përdorim mjete për dezinfektim dhe shpesh t’i lajmë duart.

Situata në botë është e rëndë, pikëlluese dhe e tmerrshme. Infektimi nuk zgjedhë e cilin do ta sulmojë. Ai i sulmon të gjithë njerëzit. Në Itali ka numër të madh të viktimave, ndërsa shumë rëndë është edhe në Spanjë.

Kjo është luftë për secilën jetë, për jetë të fëmijëve të tu, nënës, babait, vëllait, motrës tënde, fqinjit dhe mikut tënd, për jetën time dhe jetën tënde.

Të rinj, duhet të kuptoni se sa është serioze situata dhe menjëherë t’i ndërpreni tubimet. Djem dhe vajza, mendoni për më të afërmit tuaj, virusi mund të jetë shumë i rrezikshëm për prindërit tuaj, gjyshërit, për njerëzit të cilët për dallim prej jush, shumë më vështirë do ta luftonin sëmundjen.

E di se keni mënyra për t’u shoqëruar onllajn, dhe prandaj ju lus, bëjeni këtë.

I lus mediumet të vazhdojnë të ndihmojnë me sjelljen e vet përgjegjëse dhe profesionale, falë tyre kemi opinion të informuar.

Ata nga ekipi “Lajme të rrejshme” i porosisë të ndërpresin ta dëmtojnë popullin tonë, sepse tani populli reagon.

Qytetarë të nderuar,

Të jemi përgjegjës, të respektojmë, të ndihmojmë, të ruajmë njëri-tjetrin. Secila jetë është e rëndësishme, secili njeri është i rëndësishëm!

Këto janë kohë të vështira, por ne jemi këtu t’u shërbejmë qytetarëve, t’i ndihmojmë kompanitë, punëtorët. Po përgatisim pako të madhe të masave ekonomike, t’i ruajmë të punësuarit dhe t’i mbajmë ndërmarrjet. Shteti do të ndihmojë në mënyrë solidare, në baza të shëndosha.

Besoj se Maqedonia e Veriut është në gjendje të sigurojë ndihmë më të madhe për kokë banori, krahasuar me vendet nga fqinjësia.

Ne jemi këtu së bashku ta mposhtim armikun e padukshëm dhe së bashku të përballemi me të gjitha pasojat ekonomike.

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments