Zoran Zaev pas 3 janarit nuk do të jetë kryeministër

0
10

Pas 3 janarit kryeministri Zoran Zaev do të mbetet vetëm lider i LSDM-së dhe nuk do të gëzojë postin e kryeministrit. Burime qeveritare bëjnë të ditur se Zaev do të largohet duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë teknike, tre muaj para zgjedhjeve të 12 prillit. Kjo Qeveri në krye do të ketë një kryeministër teknik, që do të vjen nga radhët e LSDM-së, në përputhje me detyrimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinës, përcjell Alsat-M. Nga ana tjetër, pjesë e Qeverisë teknike me mandat 100 ditësh do të jenë nga VMRO-DPMNE opozitare, por nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes edhe të një partie opozitare shqiptare. Oliver Spasovski deri tani po përflitet si kryeministri teknik i propozuar nga partia në pushtet, por përveç tij lakohet edhe emri i zv/kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska. (INA)

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5