Kryetari i LSDM-së, sonte nga Shkupi, theksoi se për katër vite kanë realizuar shumë projekte. Zaev shtoi se vetëm në Shkup dhe në Komunat e Shkupit kanë realizuar mbi dy mijë projekte. Mes tjerash theksoi se në këto katër vjet me punë të përkushtuar dhe të palodhur, vendi është zhvilluar në shumë sfera.
“Ne kemi arritur shumë. Ne e vendosëm vendin në rrugën e duhur, i dhamë fund regjimit, bëmë një transformim pozitiv të institucioneve që sot punojnë në shërbim të qytetarëve. U dhamë fund sherifëve lokal, i hapëm komunat dhe ua kthyem qytetarëve dhe investuam në zhvillimin e tyre”, tha Zaev.