Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev ka një porosi nga Çegrani i Gostivarit

Zoran Zaev ka një porosi nga Çegrani i Gostivarit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev së bashku me kryetarin e komisionit të Shëndetësisë së LSDM-së dhe ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorin e Policisë financiare, Arafat Muaremi, mbrëmë kanë qenë për vizitë në fshatin Çegran të Gostivarit me qëllim që banorëve t’ua prezentojnë prioritetet për mandatin e ri pas zgjedhjeve të 12 prillit.

“Qëllimi kryesor i politikës tonë është vendi të bëhet vend më i mirë për jetesë. Në këtë frymë është gjithçka bëjmë – edhe sjellja e vendimeve të rënda, edhe i gjithë mundi ynë dhe përkushtimi – e gjithë kjo është që të marrim rezultate të cilat do t’i ndjejë çdokush, pavarësisht përkatësisë etnike apo politike dhe cilitdo përcaktimi tjetër. Qëllim i përbashkët është të kemi numër më të madh të vendeve, por do të thotë edhe të rinjtë të qëndrojnë këtu” – theksoi Zaev para qytetarëve. Ai tha se me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO bëhemi më të sigurt dhe më të volitshëm për investime. “E ardhmja evropiane është qëllim të cilit i qëndrojmë konsekuent, pavarësisht vështirësive të cilat dalin në rrugë, pasi me këtë qëllim para nesh, kemi stimulim të fortë dhe udhërrëfim se si të bëjmë ndryshime gjithëpërfshirëse dhe cilësore me të cilat edhe faktikisht do të bëhemi pjesë e botës së zhvilluar. Rruga e drejtë do të na çojë në Evropë, mirëpo edhe Evropën do të na e sjellë në shtëpi”, theksoi Zaev.
Ai përsëriti se LSDM mbetet konsekuente ndaj konceptit “Një shoqëri”, pasi që sipas tij, vetëm së bashku mund të prosperojmë dhe pasi pasuria e vendit tonë është në dallimet ndërsa këtë e njohin edhe bashkëqytetarët shqiptarë. “Duhet të synojmë të jemi të barabartë në shoqëri dhe shtet. Të barabartë para institucioneve, të barabartë para ligjit. Diskriminimi nuk sjellë asgjë të re, përveç dhunë, ndarje, pakënaqësi, konflikte. Kur bëhet fjalë për të drejtat e veçanta të ndonjë bashkësie etnike, nuk guxojmë të lejojmë të na përsëriten urrejtja dhe konfrontimet. Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është çështja e cila sërish duhet ta ndajë shtetin, por duhet ta zgjidhim në mënyrë e cila do të jetë e dobishme për qytetarët. Të mos biem nën deklaratat destruktive të cilitdo politikani, pavarësisht nëse është shqiptar apo maqedonas. Unë thellë besoj se nuk ka problem politik i cili nuk mund të zgjidhet me bisedë, marrëveshje, me qasje njerëzore”, konstatoi Zaev para banorëve të Çegranit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments