Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Janë marrë vendime të rëndësishme, shteti i shpëton vendet e...

Zoran Zaev: Janë marrë vendime të rëndësishme, shteti i shpëton vendet e punës për qytetarët

Janë marrë vendime të rëndësishme, shteti i shpëton vendet e punës për qytetarët e saj. Më vjen mirë që sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi dhe miratoi një pjesë të madhe të masave ekonomike që unë dhe ekipi ekonomik i LSDM-së i propozuam, por edhe miratoi masa shtesë, ka shkruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai theksoi se këto janë hapa seriozë që do të nënkuptonin mbajtjen e vendeve të punës së qytetarëve në firmat e prekura nga kriza me virusin korona, masa që do të nënkuptonin të ardhura të garantuar për secilin punëtor derisa zgjat kriza.

“Këto janë masa me vlerë prej 200 milionë eurove, masa të solidaritetit, të ndihmës së ndërsjellë në situata të vështira, këto janë masa për të ndihmuar çdo familje, masa për shpenzime më të ulëta të secilës familje derisa zgjat kriza. Sot, të gjithë ne individët, e gjithë shoqëria jonë, ekonomia jonë, të gjithë jemi vënë nën një test të rëndësishëm. Ne do ta kalojmë atë test vetëm nëse jemi solidarë, nëse i ndihmojmë njëri-tjetrit. Vetëm në këtë mënyrë do të dalim fitues të kësaj sfide shëndetësore dhe ekonomike”, tha Zaev.

Ai tha se ne jemi të gjithë së bashku në këtë krizë dhe vetëm së bashku do të dalim nga kjo. Do t’i tejkalojmë pasojat së bashku dhe pastaj së bashku do të vazhdojmë drejt zhvillimit dhe progresit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments