Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: I bindur jam se fitojë mandat të ri për kryeministër

Zoran Zaev: I bindur jam se fitojë mandat të ri për kryeministër

Esencat e politikave kanë impakt i drejtpërdrejtë te qytetarët, të cilët janë votues tanë. I bindur jam se fitoj mandat të ri për kryeministër, për shkak se politikat të cilët i udhëhoqëm ishin të orientuara nga shteti. Kështu u deklarua kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend të ditës janë pyetjet nga deputetët.

Ai theksoi se Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBK), është organizatë joqeveritare, e cila financohet nga institucionet ndërkombëtare dhe ndër vite ka ndërtuar rejting dhe reputacion personal.

“Shumë shpesh edhe neve nuk na kanë pëlqyer anketat të cilat i ka bërë në të kaluarën, por kësaj radhe juve nuk ju pëlqen. Kjo do të ndodhë derisa me këso politika dhe qëndrime të partive politike dhe derisa qytetarët i mban kujtesa çfarë kanë qenë rezultatet në të kaluarën dhe çfarë janë tash. Kjo është një fakt i pamohueshëm dhe çdo anketë do ta konfirmojë. Siç kalon koha një numër i caktuar i votuesve të dëshpëruar nga pushteti, para se gjithash nga LSDM, do të kthehen dhe do të votojnë për shkak se rrëqethen kur mendojnë se VMRO-DPMNE, mund të kthehet në pushtet”, i porositi Zaev, deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Ai mes tjerash potencoi se qytetarët janë të vetëdijshëm se nëse kthehet VMRO-DPMNE-ja, në pushtet do të hapin konfrontime dhe zënka të reja brenda, përmes raporteve ndërkombëtare me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Dëshmi dhe fakt i pamohueshëm është se zero shqiptarë do të votojnë për ju, këtë e tregojnë të gjitha anketat. Qytetarët e dinë çka nënkupton ky rrezik. Çështje e dytë janë zënkat me Micotakisin dhe Borisovin, veto e re, hidhërime të reja, ngecja të reja në baltë dhe qëndrim në një vend”, potencoi Zaev.

Kryeministri shtoi se qytetarët e dijnë se jemi në rrugë të drejtë, dhe se rrugë tjetër nuk ekziston.

“Ndonjë rrugë është e hidhur, ndonjë rrugë dhemb, por kjo është rruga nëse dëshirojmë të jemi shtet normal evropian, me institucione të evropianizuar dhe standard ekonomik mjaftë motivues për të gjithë qytetarët, e para se gjithash të rinjtë, të mos mendojnë të largohen nga vendi”, tha Zaev.

Njëkohësisht, ai i rekomandoi kryetarit të opozitës të pranoj që Maqedonia e Veriut, të jetë një njësi zgjedhore dhe pastaj sipas tij do të arrijnë Marrëveshje, ai i cili do të humb në zgjedhje të dorëhiqet nga politika.

“Ambicia ime nuk është të jem deputet. Ambicia ime është të kërkoj mandate të pastërta ku janë të zgjidhur probleme të mëdha në shtet dhe eurointegrime të rrumbullakësuara. I bindur jam se do të fitoj mandat të ri si kryeministër, e nëse populli vendos ndryshe, kuptohet çdonjëri në shtëpi, pasi politikat të cilat i udhëheqim janë të sinqerta, të orientuara nga shteti dhe nuk kemi paragjykime. No more secret, ska sekrete, gjithçka dihet në shtet. Ndryshoni politikat se ende gjatë do të qëndroni në opozitë”, tha Zaev, në përgjigje të pyetje të deputetëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments