Kryeministri Zoran Zaev ka publikuar propozimet për ministra të rinj. Ai ka thënë se për një kohë të caktuar do të drejtoj ministrinë e financave.
Për ministër të bujqësisë do të propozohet Trajan Dimkovski, për ministër të kulturës Hysni Ismaili, për ambient jetësor Naser Nuredini, për vetëqeverisje lokale Goran Milevski dhe ministër për sistem politik Sadulla Duraku.
“Obligimin për ministër të financave do ta marrë personalisht unë për një kohë të caktuar së bashku me funksionin e kryeministrit. Javën tjetër do të dalim me propozimet për ndryshimet tjera kadrovike”, ka thënë Zaev.