Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot se posti i ministrisë së Shëndetësisë i takon partisë që drejton ai dhe jo partisë së Ziadin Selës.
Pas mbarimit të seancës gjyqësore për rastin “Mitamarja”, Zaev, u shpreh se Aleanca për Shqiptarët i ka vetëm dy deputetë dhe se në kohën kur është formuar Qeveria, ky post iu është dhënë atyre për shkak Arben Taravarit.
“Ju e dini që në më shumë se një muaj kemi biseduar për këto çështje, bëhet fjalë për parti politike e cila ka dy deputetë. Ministria e Shëndetësisë është një nga resorët më të rëndësishëm në Qeverinë e Maqedonisë, dhe në momentin kur u formuar kjo Qeveri u dha edhe për shkak kandidatit. Shumë e rëndësishme është se cili kandidat ofrohet, atëherë ishte Arben Taravari, dhe për këtë shkak tani nuk kemi mundur të bëjmë paralele nga i llojit të tillë dhe mbeti që këtë vend ti takojë LSDM-së”, ka thënë Zaev.
Zaev ka shtuar se nuk ka qenë personalisht i njoftuar as nga Taravari e as nga Sela se Taravari do të kandidohet për kryetar të Gostivarit.
“Ne ofruam postin e zv/kryeministër për reforma duke pasur parasysh se bëhet fjalë për parti të re e cila dëshiron të dëshmohet, udhëheqin institucione serioze, më shumë se 20 vetëm në nivel qendror besuam se kjo mund të jetë e pranueshme për ta. Nga ana tjetër të gjithë ministrat u kapën për punë nga 1 nëntori pas mbarimit të zgjedhjeve lokale. Taravari e as Sela nuk janë konsultuar, unë dëgjova nga mediat se do të kandidoj për kryetar komune dhe me të vërtet në një moment shpresova personalisht se nuk do të zgjidhet dhe të vazhdoj si ministër i shëndetësisë. Kështu që këto janë vendimet unë shpresoj se nëse vendimi i tyre të qëndrojnë në Qeveri donë të thotë që pranojnë vendin e zv/kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë për reforma”, ka shtuar më tej Zaev.