Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZijadin Sela: Ligji i gjuhëve, avancim esencial i përdorimit të shqipes në...

Zijadin Sela: Ligji i gjuhëve, avancim esencial i përdorimit të shqipes në Maqedoni

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Zijadin Sela, u shprehet se “miratimi i ligjit të përdorimi të gjuhëve është një avancim esencial i përdorimit të shqipes në Maqedoni”.
“Realisht ky është një ligj që duhej votuar që në vitin 2004, por tani u krijuan kushtet”, theksoi Zijadin Sela në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni nënvizoi se, “mbetet ende shqetësues definicioni, gjuha që e flasin 20% e popullsisë në Maqedoni, që duhet ndryshuar në gjuhë shqipe, por është një hap përpara”.

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi sot me 69 vota pro Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Ligji përmban 25 nene dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridikë që kryejnë aktivitete publike, gjithë zyrtarët, përveç gjuhës maqedonase të jetë dhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments