Në vazhdën e takimeve që po zhvillon në SHBA kryetari i ASH sapo ka dalë nga një takim të rëndësishëm në Senatin amerikan me senatorin Kris Marfi. Sela ka folur me zyrtarin e lartë amerikan për situatën në Maqedoni. “Ne si subjekt punojmë fuqishëm për demokracinë në Maqedoni, duke u përpjekur të rikthejmë barazinë mes qytetarëvë. Mbështetja dhe vëmendja e SHBA është shumë e rëndësishme në këtë proces” ka thënë Sela duke falenderuar senatorin Marfi për kontributin e vazhdueshëm të SHBA-ve për paqe dhe drejtësi në Ballkan. Vlen të theksojmë se Senatori Marfi është i zgjedhur i shtstit të Konektikat falë edhe mbështetjes së madhe nga komuniteti shqiptar në këtë shtet. Marfi është pjesë e demokratëve me të cilët ishte mjaftë aktiv gjatë fushatës për president krahë kandidates Hillari Klinton.(Struga Ekspres)