Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka postuar një shkrim duke i bashkangjitur një foto bashkë me atë që e shpëtoi në natën e 27 Prillit të vitit 2017, AbdylFeta Alimin.
Ai kërkon liri për të dhe apelon te organet e larta të kenë përgjegjësi dhe drejtësi në këtë rast.
“Asgjë nuk ishte dhimbja dhe plagët e 27 prillit 2017 sa janë sot pas dy vitesh. Kjo plagë ka emrin Albdylfeta Halimi.
Është ndërgjegja që vret më shumë se gjithcka tjetër. #LiripërFetain” ka shkruar Ziadin Sela në Facebook.