Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela: Jam i gatshëm të bëj koalicion parazgjedhor me Lëvizjen BESA...

Ziadin Sela: Jam i gatshëm të bëj koalicion parazgjedhor me Lëvizjen BESA dhe Alternativën


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela në Studio e Hapur në TV Shenja ka folur sërish lidhur me koalicionimet ndërmjet partive shqiptare për zgjedhjet e 12 prillit të vitit të ardhshëm.

“Qëndrimin tim e kam thënë , jo për të bërë politikë. Oferta që kam thënë është një fjalë e dhënë. Këtë e kemi thënë në zgjedhjet lokale. Atëkohë në raundin e dytë jemi ulur kur ka qenë Kasami, Zeka, Gashi, kur është hapur tema e koalicionimit në raund të dytë dhe zgjatëm dorën që për parlamentare të hyjmë bashkë. Për mua ajo fjalë e dhënë akoma vlenë. Jam i gatshëm që ne ta bëjmë këtë koalicion parazgjedhor ndërmjet ASH, BESA dhe Alternativës, që të krijojmë diferencë të madhe. Por me këtë nuk dua që të krijojë zënka dhe lojra politike dhe të nxis reagime. Unë e shoh këtë të realizueshme dhe motivi i koalicionimit është më i madh, se sa inatet që janë dhe që i kemi krijuar.”, theksoi Ziadin Sela. Ai tha se oferta është e sinqertë dhe duhet të ulen të gjithë këto subjekte. “Shqiptarët kanë nevojë ta sjellin ndryshimin, të ndryshojnë sistemin politik sepse rezultat i qeverisjes aktuale kemi funksionar analfabetë, që kanë diploma të blera. Është shumë nevoja e madhe e shqiptrëve për koalicionim, sesa inatet.”, theksoi Sela. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments