Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela: 20% është ofendues për shqiptarët

Ziadin Sela: 20% është ofendues për shqiptarët

Ekspertë të Komisionit të Venecias dje kanë takuar përfaqësuesit të partive, për të marrë mendime rreth ligjit për gjuhët dhe më pas ata ta përgatitin raportin përfundimtar për këtë.

Për kreun e Aleancës për Shqiptarët, për këtë ligj nuk është e domosdoshme që të vendosin komisione të jashtme, por ky ligj mundet, sipas tij, të vendoset vetëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Me fjalë të tjera ishte një marifet politik për ta vonuar sjelljen e ligjit dhe tani do të merremi me këtë marifetin politik edhe me Komisionin e Venecias. Realisht ata që vendosin për gjuhën, se cilat duhet të jenë gjuhët zyrtare dhe ku duhen përdorur, nuk është as një komision i jashtëm, por ky institucion ky, parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka thënë kreu i ASH, Ziadin Sela.

Më tej kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, para gazetarëve ka shtuar se ai para përfaqësuesve të Komisionit të Venecias ka shprehur shqetësimin për ofendimin që i bëhet gjuhës shqipe, në këtë ligj duke e quajtur gjuhën shqipe si gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve.

“Kryesisht vërejtjet kanë të bëjnë me definicionin për gjuhën shqipe, ne si subjekt politik insistojmë përsëri që me ndryshimet kushtetuese të mos ketë definicone ofenduese për gjuhën shqipe, sepse nuk mund të ketë gjuhë që e flasin mbi ose nën 20% sepse kështu merr formën e një të drejte përkohshme. Kjo gjuhë është gjuha që e flasin shqiptarët dhe është gjuha shqipe që duhet të rregullohet me kushtetutë”, ka thënë kreu i ASH-së, Ziadin Sela, duke shtuar se ASH-ja i qëndron ende mendimit që bankënotat dhe uniformat të jenë në dy gjuhë.

Përfaqësuesit e Delegacionit të Komisionit të Venedikut kanë realizuar takime edhe me grupet e deputetëve të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe 8-të deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE. Ata gjithashtu do të realizojnë takime me Lëvizjen BESA.

Pjesët kontestuese në ligjin për gjuhët mbeten bankënotat dhe uniformat e forcave të rendit. Kjo bëri që Qeveria të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias, për të vërtetuar kushtetutshmërinë e ligjit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!