Wednesday, September 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni106 nxënës, por një paralele më pak – BDI Dibër ngre alarmin...

106 nxënës, por një paralele më pak – BDI Dibër ngre alarmin për Gjimnazin “28 Nëntori”

Më shumë nxënës, por një paralele shqipe më pak në Gjimnazin “28 Nëntori” në Dibër. Pse?

Shifrat janë të qarta:

2025/2026: 102 nxënës shqiptarë – 5 paralele
2026/2027: 106 nxënës shqiptarë – 4 paralele

Pra, këtë vit kemi 4 nxënës më shumë, por një paralele më pak në gjuhën shqipe.

Kjo situatë ngre shqetësim serioz. Me një paralele më pak, klasat ekzistuese mbingarkohen, ndërsa profesorët rrezikojnë të humbin normat mësimore dhe, si pasojë, edhe vendet e tyre të punës.

I bëjmë thirrje publike udhëheqësisë së Gjimnazit “28 Nëntori” Dibër dhe Kryetarit të Komunës që të veprojnë dhe të shfrytëzojnë mekanizmat që parashikon Ligji për arsimin e mesëm, konkretisht Neni 28, alinetë 2 dhe 3.

Sipas këtyre dispozitave, lejohet formimi i paraleleve edhe me më pak se 25 nxënës, me pëlqim paraprak nga Këshilli Komunal dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kjo do të thotë se pushteti lokal dhe udhëheqësia e Gjimnazit e kanë mundësinë ligjore të kërkojnë pëlqimin e nevojshëm dhe të mbrojnë paralelet në gjuhën shqipe.

Arsimi i fëmijëve tanë dhe vendet e punës së profesorëve dibranë nuk duhet të rrezikohen kur ligji ofron mekanizma për zgjidhje.

Presim veprim dhe përgjegjësi institucionale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!