Sunday, April 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiZhurnal mëson emrat e përfolur për drejtor të BDI-së në këto drejtori,Bardhul...

Zhurnal mëson emrat e përfolur për drejtor të BDI-së në këto drejtori,Bardhul Nasufi nga Struga do të drejtojë byron për furnizime publike

Këto ditë në selinë blue të partisë së Ahmetit përfliten shumë emra që do të zënë vendet e drejtorëve në disa drejtori të rëndësishme që me ndarjen e kulaçit i takojnë pikërisht BDI-së.

Byroja për furnizime publike pritet që së shpejti të ketë një drejtor të ri, të paktën kështu theksojnë burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal nga selia e partisë së Ahmetit. Në këtë pozitë, për herë të parë do të ulet një shqiptarë edhe atë nga dega e Strugës, pasiqë për gjatë këtyre viteve kjo byro shumë e rëndësishme nuk ka pasur asnjë drejtues shqiptarë vetëm se një anëtarë në bordin mbikqyrës. Bardhyl Nasufi (36), përflitet si kuadër i cili pritet të drejtojë këtë drejtori. Nasufi është nga Struga dhe njihet si një nga anëtarët më me shumë përvojë në BDI nga gjenerata e re.

Ndërkohë që Byroja për ekspertiza gjyqësore do të drejtohet poashtu nga një kuadër shqiptarë. Kjo drejtori me ndarjen e re të kulaçit i takon BDI-së edhe atë degës së Gostivarit kurse jozyrtarisht Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se në këtë pozitë do të ulet ish ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi.

Në pozitën e zv.drejtorit në Drejtorinë e doganave pritet të ulet një kuadër nga dega e Çairit. Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtairsht mëson se do të ulet Irfan Buçi.

Degës së Tetovës pritet t’i takojë Drejtoria për komunikime elektronike ndërsa si kuadër që përflitet jozyrtarisht në selinë blue është emri i Lulzim Islami.

Një tjetër emër që përmendet në listën e drejtorëve dhe zv.drejtorëve të BDI-së është dhe Festim Dervishi si kuadër nga dega e Kërçovës i cili përflitet si drejtor në Drejtorinë për konfiskim të mallërave ose zv.drejtor në DAP.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments