Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiZHURNAL/ Ekskluzive: Kryetari Merko të gjitha kompetencat e Komunës së Strugës...

ZHURNAL/ Ekskluzive: Kryetari Merko të gjitha kompetencat e Komunës së Strugës ia delegon Qeverisë (FOTO)

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka siguruar letrën që kryetari Merko ia ka dërguar kryeministrit Zaev. Në këtë letër mes tjerash shkruan se duke pasur parasysh ndodhitë e fundit dhe fushata që udhëhiqet kundër Qytetit të Strugës dhe kryetarit të komunës së Strugës, mendojë se ka vetëm një qëllim edhe atë të mbulojnë ndërtesat pa leje në Ohër dhe rreziku që vjen me marrjen e statusit të liqenit të Ohrit nga Unesko.

Më poshtë keni letrën e kryetarit Merko dërguar kryeministrit Zaev:

“Struga dhe qytetarët e Komunës së Strugës tanimë një periudhë të gjatë janë në shënjestër në kontiunitet të sulmeve politike dhe mediatike se gjithçka që punohet në Strugë është jashtë kornizave ligjore dhe në kundërshtim të interesave të shtetit gjegjësisht interesat e UNESKOS. Duke pasur parasysh gjendjen e lartëpërmendur dhe gjendjen faktike në Srugë se në Strugë nga periudha e kaluar dhe me ardhjen time në pushtetin lokal nuk është ndërtuar asnjë ndërtim pa leje e së paku uzurpim të pronës shtetërore ose shkaktim të dëmeve të gjendjes ekologjike të qytetit. Unë si kryetar në presion të bashkësisë së biznesit dhe punëtorët turistik nga njëra anëm dhe bllokimi i qëllimshëm në kontinuitet të zhvillimit turistik dhe rritjes së kapaciteteve turistike të qytetit të Shkupit, ku Ministri për Transport dhe Lidhje bashkë me komisionin e UNESKOS refuzojnë të sjellin çfarëdo lloj ndryshimi në Planet detale urbanistike me çka qëllimisht bllokojnë zhvillimin ekonomik të qytetit, ndërkohë i detyrojnë kompanitë ndërtimore ti mbyllin firmat e tyre, i detyrojnë investimet e jashtme të heqin dorë në investimin në turizëm dhe shërbimet hoteilerike në Komunën e Strugës, me çka në mënyrë direkte e inkurajojnë edhe më shumë emigrimin e të rinjve jashtë Maqedonisë së Veriut, kjo situatë kontribon që të jenë në rrezik edhe kapacitet e tanishme turistike dhe restorantet, me çka kontribohet edhe uljen e turizmit në qytetin e Strugës.

Duke pasur parasysh gjithë këtë dhe si person i cili vjen nga bashkësia e biznesit dhe me ndodhitë e fundit dhe jomundësia që tju dalë në ndihmë bashkësisë së biznesit dhe qytetarëve të Komunës së Strugës që ta zhvillojmë qytetin tonë dhe të mbijetojmë në zhvillimin e saj në drejtim të zbatimit të ligjeve n ë RMV unë si kryetar i Komunës së Strugës duke pasur parasysh edhe ndodhitë e fundit dhe gjendjen politike të shtetit, vendosa që të ua delegoj ingerencat në fushën e urbanizmit në pjesën e lejeve për ndërtim, në pjesën e legalizimeve të objekteve, në pjesën e dhënie e koncesioneve, si dhe në pjesën e zbatimit të vërejtjeve të UNESKOS”, thuhet mes tjerash në letrën e kryetarit Merko, dërguar kryeministrit Zoran Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments