Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaZhduket Florijana Ismaili, futbollistja shqiptare e Zvicrës

Zhduket Florijana Ismaili, futbollistja shqiptare e Zvicrës

Futbollistja shqiptare e Përfaqësueses zvicerane, Florijana Ismaili, që nga e shtuna llogaritet si e zhdukur në Liqenin e Comos. Kërkimi për te është duke u zhvilluar me intensitet të plotë.

Të shtunën, një turiste zvicerane u raportua e zhdukur në Liqenin e Comos. Siç raporton Agjencia italiane e lajmeve, bëhet fjalë për futbollisten shqiptare Florijana Ismaili, një lojtare e Përfaqësuese zvicerane dhe futbolliste e YB-së.

24-vjeçarja kishte vendosur të kalonte një ditë në liqen me një të afërm. Në orën 16.30 kishte ardhur një thirrje emergjente. Florijana ishte hedhur në ujë, por nuk ishte shfaqur më në sipërfaqe. Menjëherë janë mobilizuar polumbarët, por operacioni i kërkimit u anulua në mbrëmje.

Policia italiane e ka konfirmuar emrin e futbollistes shqiptare, sipas “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com. Kërkimet kanë rifilluar mëngjesin e së dielës.

Florijana ishte emëruar në Përfaqësuesen zvicerane për herë të parë në vitin 2014. Ajo luajti 31 ndeshje dhe mori pjesë në Kampionatin Botëror 2015. Kualifikimi për Kupën Botërore gjatë këtij viti dështoi për Zvicrën. Vetëm dy javë më parë ajo e kishte huqur ndeshjen e fundit ndërkombëtare. Floriajna Ismaili ka luajtur për Young Boys nga Berna, që nga viti 2011.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments