Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriZgjedhjet e pazakonta lokale pa opozitën në Shqipëri, PS konkuron e vetme...

Zgjedhjet e pazakonta lokale pa opozitën në Shqipëri, PS konkuron e vetme në 30 bashki (VIDEO)

Sot më 30 qershor 2019, një pjesë e votuesve shqiptarë po i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj, por edhe anëtarët e Këshillave Bashkiakë. Zgjedhjet lokale sot zhvillohen në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin, por garë ka vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidatë. Opozita shqiptare nuk po merrë pjesë në këto zgjedhje.

Të drejtën për të shkuar te kutia e votimit e kanë 3.464.328 qytetarë shqiptarë. Ata do të vendosin shenjën e tyre në dy fletë votimi: për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive, si dhe parlamentet lokale, pra këshillat bashkiakë.

Në zgjedhje marrin pjesë gjithsej 36 parti. Ato janë të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS dhe që përmban dhe 19 parti të tjera, Koalicioni Shpresa për Ndryshim me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa 9 parti garojnë jashtë koalicioneve.

Për herë të parë që nga pluralizmi, këto janë zgjedhjet ku në gjysmën prej bashkive nuk ka dy kandidatë në garë, për shkak se opozita, ku bëjnë pjesë shumica e partive të djathta (PD, PR, PDIU, PBDNJ, LZHK) dhe LSI nuk morën pjesë në zgjedhje, me pretendimin se ato nuk janë të lira e të ndershme, duke marrë shkas nga përgjimet e publikuara pak kohë më parë, që lidheshin me blerjen e votave në zgjedhjet lokale 2016 në Dibër dhe një vit më vonë në zgjedhjet e përgjithshme në Durrës.

Partia opozitare që garon për herë të parë është Bindja Demokratike e Astrit Patozit, që garon me kandidatë në 22 bashki të vendit.

Situata mori një tjetër rrjedhë, kur Presidenti i vendit Ilir Meta e zhdekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh, për të vendosur 13 Tetorin si datën e re, por kjo pasi Kuvendi nisi një procedurë për shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa qeveria nguli këmbë se zgjedhjet do të mbaheshin më 30 Qershor, duke i konsideruar nul dekretet e tij.

Pavarësisht se data e zgjedhjeve nuk ndryshoi bashkitë e drejtuar nga të djathtët thonë se do të zbatojnë dekretin e Presidentit dhe në këto ditë ka pasur mjaft përplasje nëpër KZAZ, ku simpatizantët e PD nuk kanë lejuar e kanë djegur materialet zgjedhore në disa qendra votimi.

Në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50% e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritetet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Sipas KQZ-së, në bazë të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore.

Në zgjedhjet e shkuara vendore, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), fituan shumicën dërrmuese të 61 bashkive të vendit. E majta mundi të marrë 45 bashki. Nën kontrollin e saj kaluan thuasje të gjitha qytetet e mëdha të vendit, me përjashtim të Shkodrës, e cila i mbeti të djathtës. Koalicioni i partive të djathta, i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi vetëm 15 bashki. Ndërsa Bashkia e Finiqit në jug të vendit u fitua nga Partia “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”./BW

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!