Monday, May 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZekiri falenderon shqiptarët që përkrahën Pendaroskin, uron Rekën dhe godet politikanët shqiptar...

Zekiri falenderon shqiptarët që përkrahën Pendaroskin, uron Rekën dhe godet politikanët shqiptar në pushtet

Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri,ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale ku falenderoi shqiptarët për përkrahjen që dhanë ndaj Prendarovskit dhe uroi Blerim Rekën për rezultatin fantastik ku la të nënkuptohet se ështê koha që disa politikan shqiptar duhet të pensionohen duke aluduar për shumë politikan në pushtet, informon Struga Ekspres.

Ai gjithashtu theksoi se qytetarët gjithashtu dinë të shpêrblejnë dhe ndëshkojnë.
Sipas tij ky rezultat i arritur duhet të ketë një reflektim dhe përgjegjësi në LSLDM.

Ja komentimi i plotë i Zekirit:

“Fitore e idhët. Rezultati mësim për të gjithë ne!!!
Qytetarët dinë të shpërblejnë, por edhe të ndëshkojnë. Dua posaçerishtë të faleminderoj votuesit shqiptarë që i dhanë përkrahje kandidatit tonë Stevo Pendarovski si dhe të uroj për rezultatin fantastik dhe përkrahjen që mori kandidati Blerim Reka!!!
Qytetarët shqiptarë qartë demonstruan se ka ardhur koha të pensionohen nga jeta politike një numër i madhë i elites politike të shqiptarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Koha është edhe për përgjegjësi të një pjese të funksionarëve edhe nga rradhët e partisë tonë LSDM!!!
#VazhdojmeBashkePerpara”

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments