Edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Fetnete Ramosajt, një prej ushtareve të para të UÇK-së.
Zeka, në një postim në Facebook, ka thënë se shqiptarët janë i vetmi popull qe vetëm të vdekurit i nderon dhe respekton.
Sipas tij, sa ishte gjallë Ramosaj, pak kush e donte, nderonte dhe respektonte, derisa thekson se asaj nuk iu dha asnjë post, edhe pse ishte sinonim i femrës më të mirë shqiptare.
Reagimi i Zekës pa ndërhyrje:
Fitnete Ramosaj paska marre adrese te perhereshme
Kur ikin njerezit ne ate boten tjeter, te gjithe flasim fjale te mira. Ndoshta jemi i vetmi popull qe vetem xhenazet i nderojme dhe i respektojme.
Sa ishte e gjalle Fitnetja, pak kush nga ne e kemi dashte, nderu dhe respektu. Fitnetja ka qene sinonim i femres te mire shqipetare. Ajo ka qene yrnneki i Xheve Krasniqit Lladrovci. Po asnje post nuk i dhame. Nejse…
Fitnete Ramosaj do mbetet tregimi i mire per kater vajzat e mia.
Krenar me Ty!!!