Maqedonia e Veriut sot do të ketë mot kryesisht të vranët dhe të ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu në disa pjesë të vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë nga 12 deri në 18 gradë. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës gjatë orëve të mëngjesit.
Në Strugë, mëngjesi nis me temperatura rreth 8 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat pritet të ngjiten deri në rreth 13–14 gradë Celsius. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes ekziston mundësi për reshje të dobëta shiu.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut. Moti i vranët dhe mundësia për reshje lokale pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të fundjavës.
(Struga Ekspres)














