Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZejdi i Alternativës: Dy mashtrime politike nga opozita

Zejdi i Alternativës: Dy mashtrime politike nga opozita

Pas zgjedhjeve presidenciale te nje dite me pare dhe rezultateve qe u shenuan ne to, sot ka reaguar funksionari i larte i partise Alternativa, Skender Rexhepi-Zejd.

Ja cfare shkruan ai:

Nuk ka asnjë të keqe që opozita të promovoj veten, por për hir të opinionit të gjërë më duhet të sqaroj dy mashtrime politike:
1. PATRIOTIZMI vs MARKETINGU
U thirrën në patriotizëm (beteja shqiptaro-maqedonase), thirrën ndihmë edhe nga AlbinI, Shpendi e Shkurte Fejza dhe në fund rezultoi që beteja paska qenë për të faktorizuar opozitën.
Edhe në këtë fushë dështuan ngase Blerim Reka si kandidat i vetëm shqiptar (pa asnjë kundër kandidat tjetër shqiptar) arriti të merr vota më pak se të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në të gjitha zgjedhjet e kaluara presidenciale (jashta Iljaz Halimit më 2014).
2. VOTA PRESIDENCIALE vs VOTA PARTIAKE
U thirrën se votat e Blerim Rekës janë vota të opozitës.
Votat presidenciale nuk janë vota partiake. Dëshmi janë zgjedhjet presidenciale dhe lokale 2009, ku Imer Selmani si kandidat presidencial merr 147.000 vota, ndersa në të njëjtën ditë partia e tij në nivel lokal merr 46.000 vota.
P.S.
Nëse flitet për zgjedhje parlamentare, ato për AlternAtivA-në janë shumë të mirëseardhura sepse aty është mejdani i vërtetë partiak dhe politik.
NE JEMI GATI…”, mbyll postimin Skender Rexhepi-Zejd.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments