Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriZbulohet personi që vuri tritolin në farmaci

Zbulohet personi që vuri tritolin në farmaci

Zbulohet personi që vendosi tritolin në murin e farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por ende jo identiteti i tij, i cili mbahet i fshehtë për arsye hetimore. Hetimet sekuestruan pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve pranë objektit ku ndodhi shpërthimi.

Kamerat e një byrektoreje të ndodhur aty pranë, kishin filmuar një person duke vënë tritolin në farmacinë e cila ndodhet në rrugën Kongresi i Manastirit, pranë QSUT –së.

Në foto e siguruara nga “Shekulli Online” shihet atentatori i ngjarjes, i cili ngjitet mbi murin e jashtëm të farmacisë dhe vendos tritolin në pjesën e jashtme të kondicionerit. Shpërthimi në Farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndodhur rreth orës 02:50, ndërkohë që dy fotot e siguruara nga Shekulli nga kamerat e sigurisë shënojnë orën 02:23

Në pamje shihet një person trupshkurtër, i mbuluar me kapuç në kokë gjë që e bën të vështirë identifikimin e tij, i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes me biçikletë.

Sipas policisë i njëjti person ka vendosur edhe eksplozivin te stacioni i autobusit pranë urës te Vasil Shanto, në vendin ku zakonisht parkonte makinën babai i ministrit Tahiri. Aktivizimi i bombës së dytë do të bëhej gjithashtu me telekomandim. Por bomba e cila është konstatuar rreth orës 06:10 është çaktivizuar me shpërthim të kontrolluar nga forcat RENEA .

Ai është filmuar edhe në momentin kur e ka vënë lëndën shpërthyese në bllokun e kondicionerit, në murin anësor të farmacisë dhe kur largohet qetësisht me biçikletë.

Ky person është vërejtur edhe në ngjarjen e tretë të tritolit të pashpërthyer, nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë zonën së “Vasil Shantos”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!