Në një video të realizuar nga mediat e huaja shpërfaqen tmerret që shqiptarët përjetuan nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Pa dyshim se lufta la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet, torturat e deri te përdhunimet e femraveshqiptare, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.
Trupat britanike në vitin 1999 zbuluan në një stacion të policisë serbe një dhomë ku shqiptarët torturoheshin fizikisht.
Ushtarët britanikë gjejnë aty një numër të madh mjetesh të cilat shërbenin për këto tortura.
Ndër të tjera aty gjenden edhe rroba të brendshme të femrave që lë të nënkuptohet se aty janë torturuar dhe përdhunuar edhe femra. Mes tyre gjenden madje edhe rroba të fëmijëve.
Në shekullin e 21 është e pamundur të imagjinohet se ndaj një popullate është ushtruar një torturë e tillë, thuhet ndër të tjera në video.