Friday, May 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZbulohet identiteti i katër të vdekurve në fatkeqësinë e aeroplanit që u...

Zbulohet identiteti i katër të vdekurve në fatkeqësinë e aeroplanit që u nis nga Ohri

Kanë përfunduar analizat e ADN-së të Institutit për mjekësi gjyqësore dhe për momentin dakordohet transporti i katër shtetasve bullgar, të cilët pardje i humbën jetët në fatkeqësinë e aeroplanit që ndodhi në “Solunska Glava”, ka informuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Hetimin e zbaton Komisioni i pavarur për fatkeqësi të aeroplanëve dhe incidenteve serioze dhe të gjitha rekomandimet i japin ato, edhe në lidhje me marrjen e mbetjeve të aeroplanit. MPB është e gatshme edhe në këto kushte atë ta nxjerrë, megjithatë presim urdhër nga ky institucion”, deklaroi Spasovski pas shënimit të sotëm të 15 vjetorit nga formimi i Qendrës rajonale MARRI.

Kryetari i Komitetit për hetime të fatkeqësive të aviacionit dhe incidenteve serioze – KHFAIS Zoran Ilievski, mbrëmë ka informuar se mbetjet e aeroplanit do të merren menjëherë sapo ta lejojnë atë kushtet e motit, ndërsa nëse ka nevojë për ekspertizë të fluturakes, tha se atë do ta tregojë hetimi.

Është formuar Komision për hulumtime të fatkeqësive në të cilën përveç përfaqësuesve të KHFAIS do të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm nga fusha e aviacionit civil. Në ekipin hetues për rrëzimin e “aeroplanit” do të përfshihen edhe dy hulumtues bullgar

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments