Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZbulohet akuza ndaj heroit të Ziadin Selës , ja se për çka...

Zbulohet akuza ndaj heroit të Ziadin Selës , ja se për çka bëhet fjalë?!

Sipas disa burimeve mësohet se më 27 prill deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për dhunën në Kuvend, ia morën nga dora çelësat ish-policit Fetah Alimi dhe hapën dyert për të hyrë turma në Kuvend.
Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion thonë se deri më tani nuk kanë lëshuar flet-arrest ndërkombëtar për asnjë nga 6 personat në kërkim nga lista e 35 të dyshuarve për dhunën në Kuvend. Nga ky organ i hetuesisë nuk precizojnë se a ka bazë apo jo për një gjë të tillë.

“Nga Prokuroria nuk japin detaje se për çfarë vepre saktësisht dyshohet ish-polici Fetah Alimi, për shkak se rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore. Por, nga burime jozyrtare për TV21 mësohet se Fetah Alimi dyshohet për bindje ndaj urdhrit jo-ligjor që thuhet se çelësat janë marrë nga dora e tij prej deputetëve të VMRO-DPMNE-se për hapjen e portave ku edhe ka hyre turma ne Kuvend.”

Se ish-polici Fetah Alimi është jashtë shtetit këtë e dëshmon edhe fotografia e postuar në profilin e tij në facebook, me liderin Ziadin Sela. Nga pala mbrojtëse thonë se janë në kontakt më Fetahun, duke pohuar se nuk është në arrati. Kurse bashkëshortja e tij, thotë se Fetahu është takuar me Selen në Zvicër.

“Kur deshëm të kthehemi, para një jave Sela erdhi në Zvicër, në Cyrih dhe u takuan me Fetahun. Sela u nis për Amerikë, Fetahu erdhi tek banesa dhe tha se nuk do të mund të kthehem me ty se Sela më tha ta pres deri sa të kthehet prej Amerike më datën 17, për tu kthyer bashkërisht”, tha Nurije Alimi, Bashkëshortja e Fetahut.

Ditë më parë, ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se të gjithë të dyshuarit janë brenda shtetit, kurse sot ai nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjen e TV21.

Në ngjarjet e 27 prillit, kur turma e protestuesve hyri në Kuvend, Fetah Alimi ishte në detyrë i angazhuar nga Reparti i sigurimit në kuadër të MPB-së. Ai në maj u suspendua, kurse tani është larguar nga puna. Në mesin e të dyshuarve për hapjen e portave është edhe Shefi i sigurimit të Kuvendit, Goran Gjoshevski, nën urdhër të të cilit, më 27 prill ka qenë edhe Fetah Alimi. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjoshevskit iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. (21Maqedoni)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments