Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaevit i tkurret koalicioni

Zaevit i tkurret koalicioni

Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e Maqedonisë, ka ngushtuar numrat e shumicës parlamentare, e cila tani ka 61 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, pra aq edhe sa duhet për votimin e Qeverisë, përcjell Albeu.com.

Shumica parlamentare, me largimin e dy deputetëve të Aleancës kishte mbetur me 60 deputetë, por në radhët e saj ka kaluar një deputet i opozitës maqedonase, duke e rritur numrin në 61.

Edhe pse nuk janë pjesë e shumicës, Qeveria pret mbështetjen edhe të një deputeti të pakicës rome dhe të dy deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), për të cilën flitet se mund të bëhet pjesë e Qeverisë.

Kryeministri Zoran Zaev nuk ndjehet edhe aq i shqetësuar me uljen e numrit të deputetëve të shumicës parlamentare. Ai ka thënë se Qeveria edhe kur ishte formuar, kishte numër të ngushtë të votave. Zaev është shprehur se në rast se humb shumicës, zgjedhjet do të jenë të pashmangshme edhe pse nuk beson se do të vjen deri tek një gjë e tillë.

Njohësit e çështjeve politike thonë se pavarësisht numrave në ulje të shumicës, zgjedhje nuk do të ketë, jo për shkak të numrave, por insistimit të faktorëve ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë përmbushjen e reformave dhe zhbllokimin e procesit euro-integrues.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!