Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaevi ka një hall të madh

Zaevi ka një hall të madh

Në çastet e fundit kur të gjithë presin kompletimin e kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Zoran Zaev po përballet me probleme të reja që duket se do ta shtyejnë edhe më tej këtë çështje të cilën edhe faktori ndërkombëtarë kërkoi të përmbyllet sa më shpejtë.
Tanimë nuk janë problem vetëm raportet mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ndërsa zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë duket që ka ngelur problem më i vogël.

Burime partiake njoftojnë se kryeministri Zoran Zaev tani po përballet me kërkesa të reja nga partnerët më të vegjël të koalicionit, ndërsa kësaj liste tani i janë shtuar edhe mbështetësit e ri të shumicës së re parlamentare për të cilët jozyrtarisht u tha se janë tre deputet nga koalicioni i drejtuar nga VMRO-DPMNE.

Nga grupi i partnerëve të deritanishëm siç mësohet jo zyrtarisht një post ministri ka kërkuar edhe Lube Boshkovski, kryetar i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, i cili përveç mbështetjes që i dha koalicionit të LSDM-së, ai mbështeti edhe kandidatët e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale.

Kjo mësohet se ka forcuar edhe më tepër pozicionet e Boshkovskit në koalicion si dhe ka rritur ambiciet e tij për në ekzekutiv. Një post tjetër ministror kanë kërkuar edhe tre deputetët për të cilët nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në do të kalojnë në koalicionin e shumicës së re parlamentare.

Sipas burimeve të njëjta partiake, Zaev do të duhet që në një post të lartë ekzekutiv të sistemojë edhe kryetarin e deritanishëm të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, të cilët këtë ia ka premtuar si kompenzim për të mos kandiduar si i pavarur në zgjedhjet e fundit lokale si dhe për mbështetjen që i ka dhënë kandidatit të LSDM-së.

Ndërkohë, nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk ka ende asnjë veprim konkret nga ana e LSDM-së dhe kryeministrit Zaev për zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë. Ata thonë se janë në pritje të ftesës për një takim ose për thirrjen e seancës parlamentare në të cilën do të votohet kandidati i kësaj partie të cilin ia kanë dorëzuar edhe kryeministrit Zaev.

Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela, nesër do të mbledh edhe kryesinë qëndrore të partisë në të cilën do të njoftojë anëtarët e kryesisë me të gjitha zhvillimet e fundit politike në vend. Në këtë mbledhje pritet që temë diskutimi të jetë edhe kompletimi i Qeverisë, zgjedhja e ministrit të ri të shëndetësisë si dhe raportet me partnerët e koalicionit qeveritar. Ditë më parë burime partiake njoftuan se komisari i lartë i BE-së, Johanes Han, gjatë takimeve me kryetarët e LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev dhe Ziadin Sela, ka kërkuar kompletim të kabinetit qeveritar në një afat sa më të shpejtë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments