Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaevi do të shkojë në Kosovë

Zaevi do të shkojë në Kosovë

Kryeministri Zoran Zaev, pritet të vizitojë Kosovën në javën e dytë të dhjetorit. Ardhjen e tij e ka konfirmuar Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj. Ky i fundit nuk e ka përjashtuar mundësinë që të diskutojë me Shefin e Qeverisë maqedonase për dënimin e “Grupit të Kumanovës”.
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar se homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, do të vijë në Prishtinë më 11 dhjetor. Ka thënë se vizita e Zaevit është koordinuar të ndodh në fillim të muajit dhjetor,shkruan Express.

Këtë deklaratë kryeministri kosovar e ka dhënë pas një takimi që ka pasur me familjarët e “Grupit të Kumanovës”, të cilët janë dënuar nga Maqedonia për veprime terroriste në Kodrën e Trimave.

“Është paraparë të vijë më 11 dhjetor”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur për ardhjen e Zaevit në Prishtinë.

“Ta shohim”, është përgjigjur Kryeministri, kur është pyetur nëse do të flasë me Zaevin për dënimin e shqiptarëve të Kosovës si pjesëmarrës në një konflikt të armatosur në Maqedoni.

Ndërkohë, Gjykata e Shkupit, ka dënuar 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments