Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev tradhëton shqiptarët: Rruga Kosovë – Shkup nuk do të bëhet

Zaev tradhëton shqiptarët: Rruga Kosovë – Shkup nuk do të bëhet

Vetëm 3 milionë euro janë paraparë për rrugën 12.5 kilometërshe Shkup-Bllacë, ndërsa e njëjta as vitin e ardhshëm dhe as në 2019 me gjasë nuk do bëhet autostradë. Ministri Sugarevski këtë rrugë e ka përmendur në grafën e “rindërtimit të rrugëve”, ndërsa nga dhjetëra projekte tjera, ka përmendur vetëm rikonstruimin e rrugës Podmolje-Strugë-Qafë Thanë në gjatësi prej 19 kilometrave, gjithashtu me vetëm 3 milionë euro, si dhe 16 kilometra nga aksi Karpallak-Zhelinë (2.5 milionë euro).

Tetëdhjetë e gjashtë milionë euro do të investohen në ripërtëritje të 26 akseve rrugore, një pjesë autostrada, ndërsa pjesa më e madhe akse rajonale, në gjatësi të përgjithshme prej 420 kilometrave, paralajmëroi të martën ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, shkruan gazeta KOHA.

Rikonstruksioni i rrjetit rrugor, siç tha Sugarevski, do të zhvillohet në dy vitet e ardhshme. “Pjesën më të madhe të këtyre rrugëve i kemi premtuar në programin tonë, ndërsa një pjesë janë të reja, për të cilat kemi siguruar mjete nga institucione ndërkombëtare financiare”, tha Sugareski në konferencën për shtyp në Qeveri. Me ciklin investues për ripërtëritje të rrugëve, sipas planit, është parashikuar ripërtëritje e akseve të autostradave Milladinovc-Petrovec në gjatësi prej tetë kilometrave, me vlerë të vlerësuar prej 1.5 milionë eurove, Hipodrom-Petrovec dhe Milladinovc-Hipodrom nga të cilat akse do të ripërtërihen nga 10 kilometra me investim prej nga 4 milionë euro.

Megjithatë, rruga Shkup-Bllacë nuk do të shndërrohet në autostradë, pasi siç tha ministri Sugarevski, vetëm tre milionë euro do të investohen për “rindërtimin e rrugës” Shkup-Bllacë në gjatësi prej 12.5 kilometrave. Ai nuk përmendi se do bëhet fjalë për “autostradë”, pasi vetëm 3 milionë euro sigurisht se nuk do mjaftonin për 12.5 kilometra autostradë. Ministri ka informuar se do të zgjerohet edhe korsia e majtë dhe do të riparohen dy korsitë në rrugën Katllanovë-Petrove në gjatësi prej 6.5 kilometra me vlerë të vlerësuar prej 5 milionë eurove, ndërsa nga 6 milionë euro, do të investohen për ripërtëritje të 18 kilometrave nga rruga Probishtip-Krupishtë dhe në korsinë e tretë në aksin rrugor gryka Faroshka-Prilep në gjatësi prej 23 kilometrave.

Katër milionë euro do të arrijë rikonstruksioni i 20 kilometrave nga aksi rrugor hanet e Mavrovës-Zhirovnicë, ndërsa 3 milionë euro në rrugën Shtip-Radovish në gjatësi prej 20 kilometrave. Do të ripërtërihen edhe 13 kilometra nga rruga Krivogashtan-Krushevë (dy milionë euro), 16 kilometra nga aksi Karpallak-Zhelinë (2.5 milionë euro). Tre milionë, sipas paralajmërimit, do të investohen edhe për rindërtimin e rrugës Kriva Pallankë-Rankovce në gjatësi prej 21 kilometrave dhe Podmolje-Strugë-Qafë Thanë në gjatësi prej 19 kilometrave.

Është paralajmëruar edhe rindërtimi i rrugës Kumanovë-Sveti Nikollë në gjatësi prej 18 kilometrave dhe Krushevë-Demir Hisar, në gjatësi prej 24 kilometrave, në të cilat rrugë do të investohen 3.5 milionë euro për rindërtimin e 20 kilometrave të rrugës Kumanovë-Veles janë parashikuar 3.2 milionë euro. Në planet për riparime janë edhe akset rrugore Veles-Negotinë-Demir Kapi në gjatësi prej 25 kilometrave dhe vlerë e përllogaritur prej 4 milionë eurove, Drugovë -Demir Hisar në gjatësi prej 42 kilometrave dhe në prej vlerë 7.5 milionë euro.

Rruga Kërçovë-Makedonski Brod në gjatësi prej 25 kilometrave gjithashtu pjesë e paketës së planifikuar për rindërtim ku do të investohen pesë milionë euro. Siç theksoi Sugareski, përcaktimi programor i Qeverisë është përmirësim cilësor i rrjetit rrugor në Maqedoni dhe ngritje e sigurisë së rrugëve në nivel më të lartë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!