Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev sot do të takohet me Ziadin Selën për të arritur marrëveshje...

Zaev sot do të takohet me Ziadin Selën për të arritur marrëveshje për presidentin


Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot do të vazhdojë bisedimet me partitë tjera për të arritur marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të garojnë me një kandidat.

Zaev për sot ka paralajmëruar takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ndërsa nesër do të takohet edhe me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai është shprehur optimist se ata do të prononcohen pozitivisht për këtë qasje.

Konkursi partiak në LSDM për paraqitje të kandidatëve për president shteti ka përfunduar dje, ndërsa zyrtarisht është e njohur vetëm kandidatura e ish ambasadorit Gjorgji Filipov. Partia qeveritare nuk ka publikuar emra tjerë, në tentim të gjejë kandidat të pranueshëm për qytetarët nga gjitha bashkësitë etnike dhe shtresat sociale, personalitet që do e paraqesë idenë: një shoqëri për të gjithë.

Që të gjendet dhe harmonizohet kandidati konsensual, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dje dhe pardje ka pasur takime të ndara me liderët e tre partive shqiptare Ali Ahmeti nga BDI, Menduh Thaçin e PDSH-së dhe Afrim Gashin e Partisë Alternativa.

Organet partiake të LSDM-së dhe BDI-së, ose sekretarët e tyre organizativ deri në fund të javës do të vazhdojnë me konsultimet për kandidat të mundshëm të përbashkët për president.

Ndryshe, në zgjedhjet e gjashta presidenciale të caktuara për më 21 prill, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM do të garoj me Gordana Siljanovska-Davkova, e cila të shtunën u zgjodh me shumicë votash nga delegatët e kësaj partie në kongresin që u mbajt në Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments