Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi rikonstruimin e Qeverisë, ku do të ndërrohen 8 ministra dhe së paku 20 drejtorë. Ai këtë e theksoi në mbledhjen e organeve më të larta partiake të LSDM të mbajtur sot në Ohër.
Zaev tha se deri në fund të javës do të publikojë emrat e ministrave të ri, por edhe të funksionarëve të tjerë.
Ai njoftoi se partia ka zgjedhur këshillin ekzekutiv të LSDM si dhe funksionarët e tjerë partiak, ku nga 16 anëtarë, 9 janë gra, duke i dhënë hapësirë gruas dhe barazisë gjinore në ndërtimin e shoqërisë dhe institucioneve. Zaev njoftoi po ashtu se për herë të parë pjesë e organit më të lartë të partisë do të jetë një përfaqësues i komunitetit rom Salija Latif Petrushovska.
Në mbledhjen e radhës do të zgjidhen nënkryetarët e partisë. (INA)