Saturday, June 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Në autobus ka qenë një qytetar i Preshevës dhe një shtetas...

Zaev: Në autobus ka qenë një qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut.

Zaev tha se në mesin e ushtëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri Zaev tha se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments