Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev ka një porosi për ministrat

Zaev ka një porosi për ministrat

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, kryeministri Zoran Zaev realizoi një video porosi deri te qytetarët në të cilën tha se korrupsioni është korrozioni i çdo shoqërie dhe kërcënim për të ardhmen, por edhe për cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Veprimi korruptiv është kërcënim serioz për zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të Maqedonisë sonë”, tha Zaev.

Ai theksoi se askush që është i përfshirë në korrupsion nuk do të shpëtojë nga ajo përgjegjësi.

“Qeveria jonë dhe unë si kryeministër, por edhe të gjithë përfaqësuesit e pushtetit lokal, si dhe përfaqësuesit e sektorit qytetar dhe atij privat, kemi përgjegjësi të ballafaqohemi me sfidat serioze që korrupsioni vendos para nesh. Korrupsioni është kërcënim për vendosjen e sundimit të ligjit, ndërsa ne u zotuam se në Maqedoni do të mbisundojë ligji. Prandaj, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit.”, tha Zaev

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments