Wednesday, April 30, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev jep urdhër që të lënë vendet e punës familjarët e ministrave...

Zaev jep urdhër që të lënë vendet e punës familjarët e ministrave dhe deputetëve

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka kërkuar që të gjithë të afërmit e funksionarëve qeveritar që janë punësuar gjatë periudhës së fundit dhe janë evidentuar nga Komisioni Antikorrupsion duhet të tërhiqen nga vendet e punës.

Në mesin e tyre janë familjarë të ngushtë të ministrave, deputetëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror. Zaev nga tribuna në Prilep bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe profesionale për çdokend që është përfshirë në nepotizëm dhe ka cënuar të drejtën e qytetarëve. “I jap urdhër të gjithëve që menjëherë të tërhiqen nga vendet e punës ku janë punësuar. Vetëm kështu do të funksionojë sistemi. Komisioni Shtetëror Antikorrupsion është institucion i pavarur dhe pres që të publikojë rezultatet edhe për palën tjetër, për shkak se edhe ata ishin shembull për nepotizëm”, theksoi Zaev. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments