Monday, May 5, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë, nuk kam simptoma

Zaev: Jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë, nuk kam simptoma

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev konfirmoi përmes profilit të tij në Facebook se është në izolim për shkak të kontaktit me një pacient të infektuar me koronavirus. Zaev shton se ndihet mirë dhe është duke pritur rezultatin e testit të Covid-19.

Dëshiroj t’ju informoj se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë në TV me një gazetar, i cili kohët e fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Megjithëse gjatë intervistës kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve, që nga sot unë jam në izolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot jam testuar për praninë e virusit dhe presim rezultatet gjatë ditës – pas së cilës do të përcaktohen hapat e ardhshëm, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Facebook.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments