Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Jam gati që nesër të diskutojmë për ndryshimet kushtetuese

Zaev: Jam gati që nesër të diskutojmë për ndryshimet kushtetuese


Kryeministri Zoran Zaev ka folur për amandamentet për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se në Kuvend do t’i përpunojmë amandamentet. Nëse deputetët janë gati nesër, atëherë atë do ta bëjmë që nesër, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur do të dorëzohen amandamentet kushtetuese që po përgatiten në Kuvend. Ai shtoi se mbetet i hapur për përfshirjen e opozitës në pjesën e sugjerimeve për përforcim të identitetit, garancinë për përcaktimin dhe votimin në Greqi, si dhe integrimin e vendit në BE.

“Qeveria miraton projekt amandamentet, i dorëzon në Kuvend, por para debatit unë kam premtuar se së bashku do të ulemi në Kuvend dhe i përpunojmë vetë amandamentet. Nëse nesër janë të gatshëm deputetët, nesër do ta bëjmë atë edhe pse seanca për pyetje deputetësh është prolonguar për më 31 tetor. Nesër është ditë e mirë që ta bëjmë këtë, nëse jo të premten, mundet në vikend, mundem javën tjetër. Është mirë që më herët të ulemi, është lehtë të bëhet ajo, pasiqë ato tashmë i kemi diskutuar si dhe drejtimet ku do të lëvizin amandamentet”, ka deklaruar zaev. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments