Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Emri i ministrit të ri të shëndetësisë do të dihet javën...

Zaev: Emri i ministrit të ri të shëndetësisë do të dihet javën e ardhshme

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se emri i ministrit të ri të shëndetësisë pritet të dihet nga mesi i javës së ardhshme për të cilën çështje mbrëmë ka takuar edhe dy partnerët e koalicionit Ziadin Selën dhe Ali Ahmetin, transmeton Express.
I pyetur nëse do të pranojë propozimin e partisë së Selës që Vullnet Ferati të udhëheqë me dikasterin e shëndetësisë, Zaev tha se për këtë çështja akoma nuk ka një vendim të prerë.

“Ende nuk kemi vendosur për Ministrin e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një resor shumë të rëndësishëm, unë kam thënë që deri në fund të muajit presim që ti zgjidhim këto çështje. Dhjetë ditë pasi zgjedhjet zyrtarisht janë shpallur të mbyllura po bisedojmë intensivisht. Unë mbrëmë e kam shfrytëzuar momentin që të bisedojë edhe me Ziadin Selën por edhe me zotëri Ahmetin dhe me të gjithë partnerët e koalicionit. Sot përsëri kisha takime. Secilin moment po e shfrytëzojmë që një ditë më parë ta zgjidhim këtë çështje pra ta zgjedhim çështjen e ministrisë së shëndetësisë dhe të plotësojmë ministritë e tjera si ajo e Investimeve të Huaja dhe zëvendës ministri i Arsimit” – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments