Yllka Mujo,mori çmimin më të madh që ka marrë ndonjeherë nje artiste e skenës dhe filmit në Shqipëri!
Në festivalin ndërkombëtar në Monte Carlo, në konkurencë me aktorë të njohur nga skena botërore dhe europiane ,Yllka Mujo fitoi çmimin e karrierës.
Në fjalën e rastit në skenën e Festivalit në Monte Carlo,ajo prezantoi me dinjitet Shqipërinë dhe falenderoi kolegët të cilët punuan së bashku me të për dhjetra vjet në kushtet e diktaturës, ku artistët ishin e vetmja dritare e shpresës.