Wednesday, March 29, 2023
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeQytetiYllka Dervishi: Jam pushuar nga puna, ishte urdhëri nga ata

Yllka Dervishi: Jam pushuar nga puna, ishte urdhëri nga ata

Yllka Dervishi

Sot, me dat 21 nëntor, pasi mbajta orën e parë, drejtori i SHMK “Ibraim Temo” – Strugë më komunikoj lajmin se jam pushuar nga puna, me arsyetimin se “ashtu kam urdhër nga ata”, (pra pa asnjë arsyetim).
Me sa kemi dëgjuar në botën e civilizuar, nëse një punëtor pushohet nga puna ka ndonjë arsye. Sëpaku për korektesë, pas 7 viteve të kaluara si profesoreshë në atë shkollë të kishin pritur edhe 9 ditë deri kur të më kalonte kontrata.
E di që kjo bëhët për revanshizëm politik.
E di se kjo bëhet për arsye se isha e 13-ta me radhë në Listën për Këshilltar në Kuvendin Komunal, nga lista e “ALEANCËS PËR SHQIPTARËT”.
E di o kryetari multietnik i qytetit tim të bukur se kjo bëhët për arsye thjesht personale, por për një gjë të jesh i sigurt, Markovskat, Kadriovskat dhe sorollopi i tyre nuk mund ta shkatërrojnë një familje e cila tërë jetën ka punuar me nder dhe gëzon respekt nga gjithkush.
Ah po! Ndoshta unë nuk i plotësoj kushtet sepse jam me diplomë dhe mastër valide. Ndoshta duhet t’i lëshoj vendin ndonjë profesionisti që ka marrë diplomën nga tezga e quajtur “Univerziteti ndërkombëtar i Strugës”.
Mjerim, mjerim, mjerim. Nëse kjo është Struga që duam, të jeni të sigurt o “Kryetar” se askush nuk e do.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments