Wednesday, May 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiYlli Doko nesër viziton Strugën, nga Koroshishti do t'a nis fushatën për...

Ylli Doko nesër viziton Strugën, nga Koroshishti do t’a nis fushatën për Kantonin e Cirihut (FOTO)

Ditën e diel një delegacion i lartë i partisë Liberale –FDP do të qëndrojë në Strugë ku do të realizojë disa takime të rëndësishme në këtë qytet.Ky takim vjen pas interesimit që një pjesë e lidershipit të kësaj partie ka shfaqur për Strugën, nisur edhe nga fakti që një nga kandidatët e FDP-së për zgjedhjet për Kuvendin e Kantonit të Zyrihut, është Ylli Doko, përndryshe me origjinë nga Koroshishti i Strugës.

Përveç kandidatit Ylli Doko do të jenë Peter Lammli kryetar i Liberalëve të Bassendorfit si dhe kryetarja e Komunës së Bassendorfit, Doris Meier, gjithashtu kandidatë të kësaj partie për zgjedhjet kantonale të Zyrihut.Delegacioni zviceran ,do të ketë një agjendë të ngjeshur ditën e diel, ku përveç takimeve me autoritetet vendore do të ndalohet për një vizitë në disa vendbanime të Strugës si dhe në Koroshishtë në vendlindjen e Ylli Dokos.Gjithashtu, do të realizojë takime me afaristë në funksion të shtimit të bashkëpunimit ndërmjet Strugës dhe kësaj Komune të Zvicrës.


Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments