Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëXhemi Hajredini: "RRËMUJË"

Xhemi Hajredini: “RRËMUJË”

Rrëmujë

Janë ca histori, plot dashuri,
janë ca të tjera, tmerr e neveri!
Janë ca gjëra, me lekë nuk blihen,
janë ca punë, në terezi nuk vihen!

Me stërkëmbës n’dorë kemi ca miq,
ca të tjerë të shesin, mik për fiq!
Kemi pak miq për kohë të vështira,
shumë të tjerë për punë të pështira!

Disa ju dëgjojnë e ndihmojnë,
ca ju luajnë lojë, ju mashtrojnë!
Disa të vërtetën lakuriqe tregojnë,
ca ju plandosin për toke, lëndojnë!

Bëhen vepra me shpirt e zemër,
si dashuria për të bukurën femër!
Ca të tjera plot dredhi e dreqni,
rrëmujë, lakmi, djallëzi, zili e kreni*!

Këto histori dhe sa e sa të tjera,
i ka jeta, i jetojmë si ngahera!
Por n’daçi paqen dhe rehatin,
hiqni prapësitë, hiqni inatin!

*mendjemadhësi

Nga Xhemi Hajredini
Strugë, 15 dhjetor 2019

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!