Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVuçiç i përgjigjet Ramës: Do të lejojmë eksportimin e grurit në Shqipëri

Vuçiç i përgjigjet Ramës: Do të lejojmë eksportimin e grurit në Shqipëri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të lejohet eksportimi i grurit në Shqipëri, pasi vendi i tij ka mjaftueshëm.

Në një intervistë ekskluzive për Dnevni Avaz , Aleksandar Vuçiq foli për krizën në Ukrainë, nëse Serbia do të ndalonte eksportin e grurit në vendet e rajonit nëse Ballkanin e pret një krizë e re ekonomike.

“Natyrisht, ne kemi grurë mjaftueshëm për Serbinë, dhe më shumë se sa na mjafton, por është e kotë të thuhet se na mjafton diçka dhe se të tjerët nuk e kanë, sa për këtë Serbia do të jetë e hapur. Tashmë i ka marrë kërkesat e para nga Shqipëria dhe ne po punojmë për to. Por nëse thoni se Serbia do ketë bukë dhe Bosnja dhe Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë”, tha Vuçiq.

“Njerëzit duhet ta dinë, çfarëdo që të thonë për mua, çfarëdo që të thonë për Serbinë, është e sigurt që Bosnja dhe Hercegovina me siguri do të marrë një pjesë të sasisë së grurit, nuk ka dyshim për këtë. Është e rëndësishme që të komunikojmë“, tha Vuçiq.

Përgjigja e tij vjen pasi që kryeministri shqiptar Edi Rama ka sfiduar Serbinë që të hapë tregun me Shqipërinë për sa i përket furnizimit me grurë. Duke u kujtuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, Rama ka theksuar se tashmë është momenti që Serbia të tregojë që kjo nismë e përbashkët vlen po kaq shumë edhe për ata.

“Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, siç bënë me pandeminë. Kemi kompanitë tona të grurit dhe kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi dhe ne duam ta hapim këtë rrugë me diplomaci. Me Ballkanin e Hapur pra. Nëse vlen diçka kjo nismë, ja vlen tani. Ta tregojnë edhe ata, ta tregojë Serbia që janë po kaq seriozë për Ballkanin e Hapur, le ta hapin” tha Rama.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!